Shala i LDK-së tregon pse vendosi t’i hyjë garës për kryetar të Suharekës

Ardian Shala është deklaruar pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për kryetar të Suharekës nga LDK-ja.
Ai ka treguar edhe arsyet se pse vendosi t’i hyjë garës për të parin e komunës, shkruan Indeksonline.
“Nën inercionin e kërkesave të drejta qytetare për qeverisje institucionaliste, për zbatim të parimeve rugoviane, për barazinë e përgjithshme para ligjit e institucioneve, për ruajtjen e vlerave tona, për një Therandë bashkëkohore europiane, kam vendosur t’i hy garës për të parin e Komunës“, tha ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të komunës sonë, sot Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës zyrtarizoi kandidaturën time për kryetar të Komunës së Therandës.
Nën inercionin e kërkesave të drejta qytetare për qeverisje institucionaliste, për zbatim të parimeve rugoviane, për barazinë e përgjithshme para ligjit e institucioneve, për ruajtjen e vlerave tona, për një Therandë bashkëkohore europiane, kam vendosur t’i hy garës për të parin e Komunës.
Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falenderoj strukturat, aktivistët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme.
Besojmë fuqishëm se do të realizohet kërkesa e drejtë e qytetarëve të Komunës sonë që qeverisja komunale të kthehet sërish në duart e tyre, përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sinqerisht,
Ardian Shala