Ndalimi i peshkut, Shala paralajmëron masa reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar se i ka dërguar letër ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi që të heq barrierat që i ka vendosur ky shtet produkteve kosovare.
Përndryshe, Shala ka thënë se do të shqyrtojnë masa reciprociteti, transmeton Indeksonline.
“Sot i kam dërguar letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, z.Kreshnik Bekteshi dhe i kam kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare. Ndryshe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë”, ka shkruar Shala në facebook./Indeksonline/
