Shala: Ish-strukturat e nën-degëve të Nisma në Devë dhe Marmull të Gjakovës, ju bashkuan rrugëtimit tim AAK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala bashkë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, deputetin Pal Lekaj dhe të parin e Rahovecit Smajl Latifi kanë vizituar së fundi Gjakovën.
Shala bëri të ditur se me këtë rast, ish-strukturat e nën-degëve të Nisma-s në Devë dhe Marmull të Gjakovës, iu bashkuan rrugëtimit të tij me Haradinajn në AAK, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Së bashku me Kryetarin Ramush Haradinaj, deputetin Pal Lekaj, Kryetarin Smajl Latifi dhe kolegë tjerë, ishim në Gjakovë. Me këtë rast, ish-strukturat e nën-degëve të Nisma në Devë dhe Marmull të Gjakovës, ju bashkuan rrugëtimit tim me Haradinajn dhe AAK-në.
Faleminderit shumë për përkrahje dhe mikpritje.
HSH