Shala: Kurti duhet ta shikojë Grenellin si përfaqësues të Administratës Amerikane

Deputeti nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, duke folur për deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në drejtim të emisarit Richard Grenell, ka thënë që ky i fundit është përfaqësues i Administratës Amerikane, prandaj duhet të shikohet si i tillë, transmeton Indeksonline.
“Unë me emisarin Grenell s’kam pasur kurrë komunikim të drejtpërdrejtë, s’e kam atë përvojë, por nga takimet dhe komunikimet të krerëve drejtues të LDK-së, rrëfimet për të si tip i vështirë duket si tip mitologjie.
Për VV-në, emri i tij nënkupton subjektivitet dhe raporti me përfaqësuesit e tyre është me Adiministratën Amerikane, një raport politik.
Si mund ta përfaqësoj Kurti si kryeministër Kosovën me emër e mbiemër, por ai shkon si përfaqësues i shtetit”, tha Shala, transmeton Indeksonline.
Sa i përket tarifës, ai tha se kjo çështje s’ka të bëj me sqarim kushtetues.
“Reciprociteti do të duhej të vihej mbi bazën e ligjeve. Programi i qeverisë është projeksion, qeveria në atë problem s’do të duhej ta trajtonte si çështje politike. S’duhet të interpretohet politikisht”./Indeksonline