Shala: Kurti, shembull i qartë i vdekjes së etikës politike!

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se udhëheqësit e PDK-së vazhdojnë të marrin konstruksione nga Thaçi e Veseli në Hagë, për të gjitha vendimet politike të cilat i marrin.
E lidhur me këtë ka reaguar deputeti i PDK-së Ferat Shala. Shala ka thënë se me Kurtin ka vdekur dhe etika politike.
“Rasti i Albin Kurtit në Kosovë është një shembull i qartë i vdekjes së etikës politike. Përndryshe, nuk mund të kuptohet dhe as të justifikohet deklarata e tij lidhur me liderët tanë në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe tërë UÇK-në”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Feratit:
Kur vdes etika politike – rasti Kurti
Personalitetet politike që për një apo më shumë arsye, synojnë të qëndrojnë në pushtet, qoftë edhe për të mbrojtur veten nga ndëshkimi për gabimet e veta, historia i njeh si figura pa etikë politike.
Rasti i Albin Kurtit në Kosovë është një shembull i qartë i vdekjes së etikës politike. Ky fenomen sociopolitik manifestohet përmes dukurive si:
•Rrënimi i humanizmit,
•Autoritarizmi i brendshëm,
•Narcizmi politik,
•Ekstremizmi ideologjik, dhe
•Përfundon në një ego të përbindshme.
Përndryshe, nuk mund të kuptohet dhe as të justifikohet deklarata e tij lidhur me liderët tanë në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe tërë UÇK-në.