75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shala: Luajtëm me zemër, na nevojitet mbështetja sepse veç bashkë mund ta kthejmë pozitivitetin

Kapiteni i Kosovës, Herolind Shala ka folur para mediave për ndeshjen e sotme.

Shala deklaroi se është i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, duke shtuar se Kosova pati mundësi ta fitojë ndeshjen kundër Greqisë, me rastet që pati në këtë ndeshje.

“Kemi luajtur të gjithë 11-shën dhe ata që kanë luajtur, luajtën me zemër. Kemi luftuar si luanë dhe e arritëm qëllimin. Kemi mundur që të fitojmë sot, por jemi të kënaqur me lojën  dhe disiplinën. Normal që ata që luajtën e kanë bërë punën shumë mirë, kemi funksionuar mirë si ekip dhe kemi luajtur me përqendrim. Jam i kënaqur me djemtë tanë sot”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Sipas Shalës, nevojitet vetëm mbështetje.

“Sepse vetëm bashkë mund ta kthejmë pozitivitetin dhe gëzimin që e kemi pasur më herët”, shtoi ai./Indeksonline/