Shala: Ne besuam se UÇK-ja do të fitonte, sepse besonim në idealet dhe sakrificën e njëri-tjetrit

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, përmes një video të publikuar në facebook është shprehur se ata besonin se UÇK-ja do të fitonte, sepse besonim në idealet dhe sakrificën e njëri-tjetrit gjithashtu besonim në liri.
Shala, tutje ka thënë se besimi vihej e shtohej përditë e më shumë duke i parë shokët veprimtarët dhe njerëzit që sakrifikonin dhe ishin të gatshëm për të sakrifiku për lirinë e vendit dhe të atdheut
“Po është e vërtetë që një grup i vogël shokësh, miqësh, atdhetarësh dhe veprimtarësh që ishim përgatitur tashmë për të ndryshu gjendjen e pushtimit e kishim një besim në të ardhmen tonë në liri e kishim një besim në popullin tonë e kishim një besim në punën dhe idealet që i kishim trashëguar edhe nga stërgjyshërit e gjyshërit tanë. Ishim pak por vërtet njerëzit që besonin në idealet tona filluan të rriten dita-ditës. Pastaj besimi vihej e shtohej përditë e më shumë duke i parë shokët veprimtarët dhe njerëzit që sakrifikonin dhe ishin të gatshëm për të sakrifiku për lirinë e vendit dhe të atdheut. Dhe më në fund rezultoi me atë që është pika më kulmorë e UCK-së, kulmoi me idealet e Adem Jasharit dhe luftëtarëve tjerë të lirisë ashtu siç përfundoi edhe me shtetndërtimin e vendit dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Shala/Indeksonline/