Shala: Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nuk po mund të dal në teren për t’u takuar me qytetarët.
Por, përkundër se nuk po është prezent, qytetarët nuk po e harrojnë atë, transmeton Indeksonline.
Në tubimin e PDK-së në Mitrovicë, qytetarët nuk e harruan Shalën.
Ai u shprehë se në sytë e mitrovicasve po e sheh fitoren.
Postimi i plotë i Ferat Shalës:
Mitrovica as sonte nuk më paska harruar. Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur.
Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas.
Mitrovicës sonte po i mungon edhe Kadri Veseli, por mungesën e tij më së miri po e plotëson fryma e fitores e partisë së tij: Partisë Demokratike të Kosovës. Faleminderit shumë, Mitrovicë heroike!