10:56 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / LB

Shala niset për në Hagë, deklarohet avokati i tij

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala është dërguar në Hagë.

“Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim të dëshmitarët”, tha avokati Xhevdet Smakiqi për IndeksOnline.

“Kurse sa i perket bastisjes në fsatin Banjë, sekusetrimit të telefonit dhe ndalimit 24 orësh në Eulex në Fushë Kosovë, vlerësoi se është bërë me shkelje procedurale”, ka shtuar ai.

Shala që nga mëngjesi i djeshëm ka qëndruar në zyret e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku edhe është intervistuar me urdhër të Gjykatës Speciale./IndeksOnline/