Shala pas ndeshjes: I kërkojmë falje popullit

Mesfushori kosovar, Herolind Shala pas ndeshjes i ka kërkuar falje popullit të Kosovës për performancën kundër Maqedonisë së Veriut.
“Gabuam në pjesën e fundit të lojës, kemi pas shumë deportime, por nuk kishim njerëz në zonë të rreptësisë edhe normalisht kemi pranuar gola shumë të lehtë. Normalisht se po, kemi provuar me krijuar sa ma shumë raste. Dua të kërkoj falje popullit, nuk kemi arritur të bënim atë që e kemi premtuar, për atë ju kërkoj falje”, u shprehë Shala.