09:07 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shala: Pas veprimit të Qeverisë dhe Ministrisë, të gjitha lokalet në veri janë të hapura

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar se të gjitha lokalet në veri janë të hapura.

Shala ka thënë se pas veprimit dy ditor të Qeverisë-MTI-së që t’iu qëndrojnë pranë qytetarëve nga veriu, të gjitha lokalet janë hapur, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre, transmeton Indeksonline.

“Pas një veprimi dy ditor të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve tanë nga veriu, në përmbushje të obligimeve tona ligjore dhe kushtetuese, iu informoj se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre.

Qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet e tyre ushqimore të përditshme.

Dua t’i falënderoj kompanitë pjesëmarrëse në aksionin e këtyre dy ditëve “Viva Fresh”, “ETC”, “Meridian”, “InterEx”, “QTA”. Ne do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë qytetarëve të Kosovës, pa dallim ku do të jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Shala./Indeksonline/