75 Mall Live Search
17:50 / E Martë, 05 Janar 2021 / Blerim

Shala: PDK e ka pritur që moti momentin që të shkojnë në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferat Shaka ka thënë se PDK, e ka pritur që moti momentin që të shkojnë në zgjedhje, që nga përcaktimi për të qëndruar në opozitë. Ai ka thënë se edhe pse ka qenë në pyetje pandemia, kjo nuk është varur nga PDK-ja, megjithatë ata janë të gatshëm që të përballen me sfidat zgjedhore.

“Ne jemi të gatshëm për shumë arsye, sepse vijmë nga një periudhë jo e mirë e qeverisjes, të dy qeverive Kurti dhe Hoti, që nuk na sollën asnjë shenjë në menaxhimin e pandeminë, as një ide, as një moment që të ndiheshim mirë si qytetarë, ne nuk kemi parë asgjë që do t’i shkonte për nder një shteti”, ka thënë Shala.

Ai ka vënë në dukje se gjatë këtyre qeverive janë parë afera të ndryshme, shumë kundërthënie mes  partnerëve dhe u pa një legjislaturë që për shkak të këtij koalicioni ishte shumë inert.

Shala ka theksuar se për të parë se sa e brishte ka qenë kjo qeveri, tregon se si e ka menaxhuar pandeminë. Ata është dashur të na sjellin me emergjencë pakon ekonomike, na sollën pas një viti, prape me ndihmën e PDK-së dhe me amendamentet e PDK, u votua Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Konsiderojnë se qytetarët e kanë vërtetuar se PDK-ja është parti institucionale dhe që din në momente të veçanta, që prioritet e ka shtetin dhe qytetarin dhe që në dëm të interesit të saj partiak, ka votuar për interesin e përgjithshëm. Ne ofruam bashkëpunimin institucional me votimin e buxhetit të shtetit dhe të Ligjit për Rimëkëmbje”, theksoi Shala.