75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 03 Prill 2026 / MSH1

Shala (PDK): LVV-ja e ka lënë vendin pa rezerva shtetërore

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë lidhur me situatën aktuale me çmimet e derivateve.

Ai thotë se kriza është për shkak të qeverisë, pasi nuk ka hartuar hapa konkretë dhe nuk është përgatitur për të, shkruan IndeksOnline.

Ju e dini tashmë, më shumë se 6 vjet ky sektor apo kjo Ministri (MINTI) menagjohet nga LVV-ja dhe asgjë tjetër nuk dëgjohet prej tyre, përveç vaj për një ligj anti-kushtetues që e kanë pru këtu. Këtë ligj, ata e trajtojnë në mënyrë krejtësisht jo juridike. Tash del përfaqësuesi i shumicës së grupit parlamentar e na flet për të kaluarën e kësaj Ministrie. Ne e dimë se për më shumë se 10 vite, ministrja aktuale, por edhe ajo që shkoi, për 6 vjet, e kanë udhëheqë Ministrinë e Industrisë. Sot ajo Ministri, për 6 vjet rresht, e ka lënë shtetin pa rezerva shtetërore. E, pjesë e rezervave shtetërore, janë edhe ato të naftës” tha Shala.