Shala për Gjoshin e PDK-së”: Pavarësisht lëndimeve që ka pësuar, po gjen forcën për të na mbështetur në këtë fushatë

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar në lidhje me lëndimin e Betim Gjoshit.
Shala, përmes një postimi në facebook u shprehë se pavarësisht lëndimeve që ka pësuar, Betimi po gjen forcën për të na mbështetur në këtë fushatë.
Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin Betim Gjoshin, i cili garon në këto zgjedhje në listën e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin rendor 50
“Pavarësisht lëndimeve që ka pësuar, Betimi po gjen forcën për të na mbështetur në këtë fushatë, dhe ne ndajmë të njëjtin motiv për ta mbështetur atë. U bëj thirrje qytetarëve që ta mbështesin Betim Gjoshin, i cili garon në këto zgjedhje në listën e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin rendor 50.
Për Betimin nuk ka nevojë të flas shumë – flet vetë puna e tij e palodhshme me strukturën e partisë sonë. Kudo që shkon dhe në çdo kohë, Betimin e gjen aty, duke organizuar takime, tubime apo aktivitete të rëndësishme. Është vështirë të gjesh një djalë më punëtor”, ka shkruar Shala./Indeksonline/