Shala për largimin e Osmanit nga LDK-ja: Nuk i bën mirë Kosovës

Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetar i degës në Suharekë, Ardian Shala ka folur në lidhje me largimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit nga LDK-ja.
Në një intervistë për SuharekaExpress, Shala tha se largimi i saj nga LDK-ja, nuk i bën mirë Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Nuk besoj se i bëjmë mirë Kosovës duke u larguar nga LDK-ja. Pa LDK-në asnjë proces dhe projekt me interes nacional nuk mund të jetësohet si duhet”, ka thënë ai.
Tutje, Shala i ka uruar sukses Osmanit në rrugëtimin e saj politik, duke shtuar se LDK-ja do të mbartë mbi supet e saja ndertimin dhe zhvillimin e vendit, përkundër pengesave dhe sfidave të brendshme dhe të jashtme.
Deputeti Shala ka mohuar t’i bashkohet iniciativës së Osmanit, pasi që ka thënë se do t’i kontriboj vendit dhe qytetarëve duke qenë anëtar dhe veprimtar i devotshëm i LDK-së./Indeksonline/