Shala për mbylljen e pikave shitëse nga serbët: Pa marrë parasysh sa zgjatë, qeveria është e gatshme
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala mbajti një konferencë për gazetarë për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për të bërë pika shitës në veri të Kosovës.
Ai tha se me këtë veprim dëshirojnë të ju mundësojnë qytetarëve të kësaj pjese të Kosovës që të kenë mundësi të furnizohen me mallra.
Tutje, ai akuzoj Qeverinë e Serbisë me politikën e saj shoveniste i ka detyruar serbët t’i mbyllin pikat e tyre shitëse, në mënyrë që të inskenoj një krizë humanitare në Kosovë.

“Këto pika shitëse do të jenë mobile. Do të jenë të vendosura çdo ditë në këto komuna, që qytetarët tanë të kenë mundësi të furnizohen.”, tha ministri.
Tutje, ai shtoi se Qeveria e Kosovës do të jetë gjithmonë e gatshme që sa herë të ketë këso ndodhi të veprojë.
“Nuk besoj që do të zgjas shumë. Por pa marrë parasysh sa zgjat, ne si qeveri do të jemi të gatshëm.”, tha ai duke shtuar që kjo dëshmon që Kosova është e pandarë.
“Unë besoj që kanë nevojë të furnizohen me produktet që ju nevojiten për nevoja ditore.”, përfundoj ministri Shala./Indeksonline/
