75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Z S

Shala: Qeveria po e përdor Policinë për gjithçka, s’ka sovranitet në veri

Kujtim Shala, nga radhët e LDK -së, ka kritikuar Qeverinë për dështimet në fushën e sigurimit dhe menaxhimit të Policisë, duke e cilësuar si të papranueshme situatën aktuale.

Ai ka theksuar se Qeveria Kurti ka pasur vështirësi të blejë pajisje për Policinë, duke përmendur se disa policë nuk kanë as çizme, dhe se ka mungesë të kushteve elementare për funksionimin e forcave të sigurisë.

“Kjo qeveri ka pasur vështirësi që të blejë pajisje, dhe policët i ke pa çizme. Këto janë dështime të dorës së parë, bazike të palejueshme, nuk ka kushte. Ta përdorësh policinë për gjithçka është një gjë të krijosh kushte për ta edhe policia të funksionojë në bazë të ligjit është një gjë tjetër, pastaj rezultatet e Policisë nuk janë rezultate të qeverisë, Raporti i Policisë me Qeverinë duhet të jetë raporti i një kontrolluesi civil dhe një ndërtuesi të politikave jo më shumë”, ka deklaruar Shala në RTV Dukagjini.

Sa i përket sovranitetit, Shala kritikoi Qeverinë për deklarimet e shtrirjes së sovranitetit në veri, duke thënë se ndryshimi i targave dhe dokumenteve nuk ka të bëjë me sovranitetin, por është një veprim që është bërë nën ndikimin e Serbisë.

Mes tjerash, ai ka theksuar se ka mungesë total të sovranitetit në veri./Indeksonline/