20:06 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shala rikthehet në fushë, starton kundër Rosenborg

Herolind Shala është aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen e xhiros së 11-të ligës norvegjeze.

Ylli i Kosovës është aktivizuar për skuadrën e tij Valerenge në ndeshjen kundër Rosenborg, shkruan Indeksonline.

Shala rikthehet në fushë pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit të Kosovës kundër Malit të Zi dhe Bullgarinë.

Mesfushori kosovar do të jetë gati për ndeshjen me Çekinë dhe Anglinë. /IndeksOnline/