75 Mall Live Search
15:58 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / LB

Shala: Rrugëtimi ynë vazhdon, sepse për ne nuk ka tjetër rrugë përveç NISMA

Ish-shefi i deputetëve të Nismës, Endrit Shala ka reaguar një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Shala në Facebook ka shkruar se çdo votë, angazhim dhe mbështetje është një dëshmi e fuqisë vizionit për një Kosovë të drejtë, e të zhvilluar ekonomikisht.

“Ne treguam guxim, qëndresë dhe besim në vlerat tona. Kjo është vetëm njëra fazë e rrugës sonë, e cila nuk ndalet këtu! Besimi juaj na obligon të vazhdojmë me përkushtim dhe vendosmëri, duke mos u ndalur asnjëherë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.