75 Mall Live Search
13:09 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / S Z

Shala: S’ka favor më të madh për mafian energjetike, sesa kjo qasje politike e qeverisë

Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit të Financave Hekurat Murati, rreth pakos mbështetëse për qytetarët.

Shala ka thënë se demanti më i mirë i ktyne të dhënave është sektori i energjisë. Shala ka thënë se gjatë muajve të verës, Kosova është kthyer në importuesin më të madh të energjisë në rajon, në vend se ta eksportonte atë.

“Nuk ka favor më të madh që mund t’i bëjmë mafias energjetike, sesa kjo qasje politike që po ndjek kjo Qeveri”, ka thënë Shala.

Reagimi i plotë i Shales:

Cila është e vërteta e deklaratave të Ministrit të Financave, rreth pakos mbështetëse për qytetarët?

Demanti më i mirë dhe i matshëm, është sektori i energjisë.

Brenda mandatit katër vjeçar, kjo Qeveri ka ndarë mjete mbi 650 milion euro mbështetje këtij sektori. Fatkeqësisht çmimet u rriten jashtë çdo niveli. Importet u rriten. Prodhimi vendor me shumë probleme. Qindra miliona euro tendera njëburimorë në KEK.

Vetëm gjatë tre mujve të verës, në vend që të eksportojmë energji, ne u kthyem në importuesin më të madh në rajon.

Nuk ka favor më të madh që mund ti bëjmë mafias energjetike, sesa kjo çasje politike që po ndjek kjo qeveri.

Shih të dhënat dhe shifrat në tabelë: