Shala takon banorët e fshatit Grejkoc: Këtij fshati piktoresk duhet t’ja kthejmë gjallërinë dhe perspektiven për rininë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) doktori Ardian Shala, gjatë një takimi me banorët e fshatit Grejkoc, ka thënë se këtij fshati piktoresk duhet t’i kthehet gjallëria dhe perspektiva për të rinjtë.
Teksa ka folur për programin e LDK-së, për rimëkëmbjen ekonomike ka thënë se investimet në Parkun Teknologjik do të mundësojnë punësimin e 40 mijë të rinjve me paga të dinjitetshme, investimet në bujqësi, në energji të ripërtëritshme, në ushtri e në Inteligjencë artificiale, janë vetëm disa nga hapat që i garantojnë rinisë sonë, jetë dhe mirëqenie në atdhe.
“Grejkoci, këtij fshati piktoresk duhet t’ja kthejmë gjallërinë dhe perspektiven për të rinjtë në vendlindjen e tyre. Nga programi ynë i rimëkëmbjes ekonomike përfitues do të jetë secili qytetar i vendit e sidomos të rinjtë. Investimet në Parkun Teknologjik që do të mundësojnë punësimin e 40 mijë të rinjve me paga të dinjitetshme, investimet në bujqësi, në energji të ripërtëritshme, në ushtri e në Inteligjencë artificiale janë vetëm disa nga hapat që i garantojnë rinisë sonë jetë dhe mirëqenje në atdhe”, ka thënë Shala.