75 Mall Live Search
20:15 / E Shtunë, 12 Tetor 2024 / MSH

Shala thotë se rritja e pagës mesatare po ndodhë me rritje të inflacionit, tatimit e energjisë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i ka përmendur inflacionin dhe rritjet e tatimeve, duke thënë se këto janë rezultate të qeverisë aktuale.

Në një postim në Facebook, Shala u shpreh se pavarësisht se janë rritur pensionet, ato janë rritur duke u negociuar me terroristë të shpallur ndërkombëtarisht, në një kohë kur tatimi në pronë është rritur 100%, energjia mbi 120%, e inflacioni mbi 40%.

“Sot, secili qytetar jeton më keq se kanë jetuar para këtij mandati. Sot edhe Ushtria e Kosovës kanë problem me ushqim” u shpreh mes të tjerash Shala.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ministri i Financave paska deklaruar se paga mesatare është rritur për 104 euro!

Sa për informacion Ministër, brenda këtij mandati të qeverisë, kemi pasur rritjen e tatimit në pronë 100% për ekonomitë familjare, ndërsa tatimi në pronë për bizneset është rritur mbi 200%.

Kemi rritjen e energjisë mbi 120%, kemi inflacionin mbi 40%, kemi rritjen e importeve mbi 5 miliardë, ikja masive e të rinjve nga vendi. Sot, secili qytetar jeton më keq se kanë jetuar para këtij mandati.

Sot edhe Ushtria e Kosovës kanë problem me ushqim.

Fatkeqësisht, ditëve të fundit mësojmë se për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta negociohet edhe me terroristë të shpallur ndërkombëtar.

Pra, këto janë rezultatet e ministrit Murati dhe kryeministrit Kurti në këtë mandat qeverisës.