19:58 / E Enjte, 25 Prill 2024 / L K

Shala: Tuneli Prizren-Tetovë të ndërtohet, por jo të vidhet në emër të tij

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, gjatë seancës se sotme ka reaguar në lidhje me tunelin Prizren-Tetovë.

Shala tha se tuneli duhet të ndërtohet por jo të vidhet në emër të tij, përcjell IndeksOnline.

“Jam për më ndërtu rrugën, po nuk jam në emër të rrugës me vjedh. Ku e keni projektin, ku e keni studimin, ku e keni bazën ligjore, keni dhënë tender, i keni zgjedh operatorët dhe keni shpronësu, pajtona, por nuk e dini ku e keni me hy ne tunel se nuk e dini ku e keni projektin e tunelit”, ka thënë deputeti Shala./IndeksOnline/