13:23 / E Enjte, 28 Janar 2021 / k.v

Shala: Zemra e rinisë në Drenas rrah me idealet shtetndërtuese të PDK-së

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka thënë se zemra e rinisë në Drenas rrah me idealet shtetndërtuese të PDK-së.

“Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtetformuese të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai midis tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Odat e Drenicës gjithmonë kanë shërbyer si vende ku rinia është takuar dhe ka shpallur idealet dhe aspiratat e saj. Bashkë me kolegët e mi, Memli Krasniqin dhe Petrit Hajdarin, mbrëmë i dëgjuam zërat plot sinqeritetin të të rinjve drenicas. Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtetformuese të Partisë Demokratike të Kosovës.Ne ua kemi borxh këtyre të rinjve një jetë më të mirë, një shtet që i trajton me dinjitet dhe ua siguron një të ardhme më të ndritur.