75 Mall Live Search
18:25 / E Hënë, 22 Janar 2024 / LB

Shamia në shkolla, imami kosovar del me një thirrje publike

Imami kosovar, Labinot Maliqi në prag të fillimit të procesit mësimor, i është drejtuar të gjitha atyra vajzave, të cilat kanë vendosur rishtazi me vullnetin dhe bindjen e tyre që ta bartin shaminë edhe në shkolla. Ai i ka lutur që ta vendosin atë që nga dita e parë e mësimit.

‘Nuk keni nevojë të merrni leje dhe aprovim nga askush për ta bartur shaminë në shkollë, mjafton që prindi apo përgjegjësi juaj ta njofton kujdestarin/ren e klasës se, është në dijeni që vajza e tyre e ka vendosur shaminë”, ka shkruar ndër të tjera ai.