75 Mall Live Search
08:50 / E Hënë, 26 Maj 2025 / k.v

Shantazh në Fushë-Kosovë/ Arrestohet një person pasi kërcënoi viktimën me publikim fotosh

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të shantazhit që ka ndodhur të dielën në orën 14:25 në Fushë-Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, ankuesi – një mashkull kosovar – ka deklaruar se ishte shantazhuar nga një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar, i cili e kishte kërcënuar se do t’i publikonte disa fotografi në rrjete sociale nëse nuk i jepte para.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është në hetim./IndeksOnline/