Shantazhohet një femër, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka shantazhuar një femër, raporton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë me dyshimin se i ka kërkuar një femrës kompensim me mjete materiale ose në të kundërtën do t’ia publikon asaj disa foto me të cilën ja cenon integritetin personal.
Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i rastit i cili ka urdhëruar policinë që të arrestuarin ta dërgojnë në qendrën e mbajtjes.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/