Shantazhohet përmes rrjeteve sociale e mitura në Vushtrri

Një e mitur në Vushtrri ka raportuar dje në polici se është duke u shantazhuar.
Ajo ka deklaruar se shantazhimet është duke i marrë përmes rrjeteve sociale dhe nga njerëz të panjohur.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar dhe akoma nuk ka të arrestuar.
“Rr. Ukshin Kovaqica, Vushtrri 03.03.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare, e mitur, ka informuar se përmes rrjeteve sociale është duke u shantazhuar nga persona të pa njohur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar” njofton policia.