Shantazhoi të miturën, i kërkoi 500 euro për të mos ia publikuar videot

Kërkesën ia plotësoi të dashurit, por sherrin ia pa pak minuta më vonë.
Të miturës 16-vjeçare nga Peja ai kërkoi të zhvishet gjysmëlakuriq, dhe e kishte xhiruar gjatë bisedës pa i treguar fare.
E pasi linja u mbyll, kërcënimi erdhi po nga ai, transmeton Klankosova.tv.
Viktima duhej të zgjidhte mes 500 eurove kesh dhe shpërndarjes së videos te familjarët.
E familjarët sapo panë videot u nisën për në stacionin policor në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Klanin, tha se pranë viktimës qëndruan mbrojtësi i viktimave, prokurori i shtetit, e personi i pandehur është intervistuar.