09:24 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shantazhon femrën duke i kërkuar 200 euro në këmbim të videove

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në rajonin e Ferizajit, pasi i njëjti ka shantazhuar viktimën femër duke i kërkuar 200 euro.

Këto para ai i kërkonte në këmbim të disa video incizimeve të saj, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/