75 Mall Live Search
08:52 / E Diele, 06 Mars 2022 / MSH

Shantazhonin një grua, arrestohen dy persona në Pejë

Një mashkull dhe një femër kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohet të kenë shantazhuar viktimën femër.

Sipas raportit policor, të dyshuarit i kanë marrë viktimës 500 euro, dhe më pas i kanë kërkuar dhe 3000 euro të tjera.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.