11:14 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shaqa: Dua ta mposht Bayernin

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është gati për të sfiduar ish-skuadrën e tij, Bayern Munchen të martën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Shaqiri ishte pjesë e gjigantëve gjerman në mes vitit 2012-2015 duke fituar dy tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve.

Padyshim që Xherdani po kalon momentet më të mira në karrierë me fanellën e Liverpoolit dhe tashmë duhet të përballet me disa shokë që i kishte kur ka luajtur te Bayerni, shkruan Indeksonline.

Xherdan Shaqiri me flamur të Kosovës duke festuar triumfin e Ligës së Kampionëve

“Isha shumë i lumtur sepse dëshiroja të luaja kundër Bayern Munichut, kundër shokëve të mi të vjetër dhe ekipit tim të vjetër,” tha Shaqiri.

“Unë jam duke e pritur me padurim atë ndeshje”.

“Ishte një kohë e mahnitshme [në Bayern]. Dy vjet e gjysmë isha atje dhe ishte e mahnitshme; kemi fituar shumë tituj, kemi fituar Ligën e Kampionëve.

“Ne kishim ekipin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Bayern Munich”

Shaqiri me fanellë të Bayern Munich

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme për të fituar shumë trofe. Kam pasur shumë kujtime të mëdha atje, kurrë nuk do t’i harroj”.

“Unë jam me të vërtetë duke pritur përpara për të shkuar atje dhe duke u përpjekur për të fituar ndeshjen në Mynih me ekipin tim”.

Xherdan Shaqiri

Shaqiri është i vetëdijshëm për kërcënimin e paraqitur nga Bayern, por është i bindur se Liverpooli ka atë që i duhet për të kaluar më tej.

“Ato do të jenë dy ndeshje shumë të vështira kundër Bayernit sepse janë një skuadër e madhe”, shtoi ai.

“Të dy ndeshjet do të jenë interesante, sepse të dy ekipet sulmojnë dhe luajnë në mënyrë ofenduese. Ne kemi nevojë për dy shfaqje shumë të mira për të kaluar më tej”, ka përfunduar Shaqiri. /IndeksOnline/