75 Mall Live Search
16:48 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Shaqa i madh: Nuk do të festojë nëse shënoj ndaj Kosovës

Xherdan Sahqiri ka folur në prag të ndeshjes ndaj Kosovës, e cila zhvillohet ditën e shtune.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje është vendimtare për të dyja kombëtaret, të cilat synojnë kualifikimin në Evropian.

Futbollistët kosovar, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Andi Zeqiri do të zhvillojnë një ndeshje emocionuese, pasi luajnë kundër vendit të prindërve të tyre.

Shaqiri gjatë konferencës për media u pyet nëse do të festonte golin ndaj Kosovës, nëse shënon të shtunën.

Ai tha se do të mundohet të shënoj gol, por është i bindur se nuk do të festoj.

“Kam respekt të madh për Kosovën. Kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova dhe atje kam shumë të afërm. Përkundër kësaj, unë dua të shënoj gola për Zvicrën të shtunën, pasi luaj futboll dhe kjo është puna im. Por, jam i bindur se nuk do të festoj”, deklaroi Shaqiri./IndeksOnline/