18:46 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shaqa komenton grupin me Serbinë, mediat serbe merren me komentet e shqiptarëve (Foto)

Xherdan Shaqiri e ka komentuar grupin e përcaktuar për Kampionatin Botëror ku njëra nga tre kundërshtarët e Zvicrës do të jetë edhe Serbia. Futbollisti kosovar ka thënë se e pëlqen shortin.

“Hmm, e pëlqej këtë short. Po ju? Duke shikuar prezencën për herë të dytë në Kampionat Botëror” shkruan Shaqa në Instagram.

Por, mediat serbe janë marrë më shumë me komentet që i janë bërë në postimin e tij.

Sipas mediave serbe, shumica e komenteve janë urrejtëse ndaj serbëve dhe i bëhet thirrje atij që ta mposhtë Serbinë./Indeksonline/