75 Mall Live Search
19:35 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shaqa me fjalë të mëdha pas ndeshjes me Manchesterin

Xherdan Shaqiri ishte heroi i Liverpoolit në derbin e Premierligës kundër Manchester United.

Futbollisti shqiptar shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Reds, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes ai është shprehur shumë i gëzuar për golat dhe për ecurinë e skuadrës.

“Është ditë e përsosur për mua… është starti ynë më i mirë në historinë e klubit dhe to të provojmë që të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë këtë, mendoj se do të kemi kohëra të mira para nesh”, tha Shaqiri pas ndeshjes.

Xherdan Shaqiri ka shënuar pesë gola deri më tani në Premierligë me fanellën e Liverpoolit. /IndeksOnline/