75 Mall Live Search
21:06 / E Diele, 07 Shtator 2025 / AR

Shaqir Cërvadiku befason aktorin kosovar për ditëlindje

Aktori i njohur Ganimet Bytyqi – Lalushi festoi ditëlindjen e 54-të ditën e djeshme.

Në këtë ditë të shënuar për të u mblodhën miqtë e familja por jo vtëm.

Eventi kishte të planifikuar nga personat e zemrës një surprizë që atë e la pa fjalë.

Ishte këngëtari Shaqir Cërvadiku, njëherësh mik i tij, ai që erdhi surprizë duke i këndëuar këngën e ditëlindjes, një moment që siç shihet nga video, aktorin e humorit e ka emocionuar tejmase.

Këngëtari Shaqir Cërvadiku ka qenë tejet i kërkuar përgjatë kësaj vere duke qenë pjesë e shumë gëzimeve familjare, sidomos në dasma, pasi një prej këngëve të tij të dikurshme u ribë hit viral në rrjetin social TikTok.