Shaqir Palushi i dhuron shtëpi familjes së dëshmorit të UÇK-së, Indrit Carës në Kavajë
Drejtori i Fondacionit “Golden Eagle” Shaqir Palushi, ka dhuruar një shtëpi në Kavajë për familjen e Indrit Carës “Ushtar Kavaja”, i rënë në Suharekë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Palushi ia ka dorëzuar çelësat babit të Indritit, Lulëzin Carës në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, transmeton Indeksonline.
Babanë e dëshmorit, në të njëjtin program televiziv e ka befasuar edhe një bashkëluftëtar i “Ushtar Kavajës”, ish-komandanti i UÇK-së Besim Gashi.

Në 2018-ën, gjatë përvjetorit të kaluar, ishte Komuna e Suharekës ajo që udhëtoi në drejtim të Kavajës për të përkujtuar dëshmorin./Indeksonline/