Shaqir Totaj e përkrah aktorin e madh nga Prizreni, në radhët e PDK-së

Fetah Paçarizi është kandidati i radhës për deputet nga radhët e PDK-së, e që premton punë.
Paçarizi i është bashkuar fushatës elektorale të Bedri Hamzës, “Kosova mundet ma mirë”, dhe pritet të japë kontribut në fushën e artit, politikës dhe jo vetëm.
Me numrin 89, Paçarizi u prezantua në qytetin e tij të lindjes, Prizrenin, aty ku mori edhe përkrahjen e kryetarit të komunës, Shaqir Totajt.
“I urova mirëseardhje në garën për deputet një personaliteti të njohur në fushën e artit dhe kulturës. Fetah Paçarizi, me përvojën e tij të begatë në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu” si aktor dhe drejtues, do të jetë një aset i çmuar për Prizrenin dhe Kosovën si deputet i ardhshëm”, u shpreh Totaj.
Paçarizi njihet për performancat e tij të papërsëritshme, si një prej aktorëve më me rëndësi në botën e teatrit dhe kinematografisë.
