75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shaqir Totaj, njeriu i ndryshimeve pozitive në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës me listën e kandidatëve është pretendentë serioz për t’i fituar zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti.

Në listën e PDK-së nga Prizreni janë: Shaqir Totaj,  Kujtim Gashi, Ymran Fusha, Luljeta  Veselaj-Gutaj,   Urata Tahiri, Bear Berisha, Novitet Nezaj dhe Kadri Kryeziu

Tani më  kanë kaluar  disa muaj prej kur në krye të PDK-së në Prizren erdhi Shaqir Totaj. Dega e PDk-së në Prizren ka zgjedhur edhe kryesinë e përbërë nga 22 anëtarë tjerë.

Shaqir Totaj?

Është i ri në politikë por me përvojë të gjatë menaxheriale në Kosovë dhe SHBA. I ka hyrë garës për Deputet sepse dëshiron të jetë zë i qytetit të Prizrenit në Kuvendin e Kosovës.

Një njeri familjar me familje të lumtur,dyfish të privilegjuar me vajzën Elena dhe djalin Adonisin një martesë te suksesshme.,  Një njeri familjar intelektual, human me  ndjenjë e përgjegjësi shoqërore, dhe i guximshëm dhe sigurisht ky masovitet garanton fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shaqir Totaj është një figurë që, para se të anëtarësohej në PDK, nuk ka qenë asnjëherë në politikë, por mjaft i njohur në Prizren dhe për herë të parë në këtë qytet, si kandidatë për kryetar të qytetit vjen nga jashtë strukturës së partisë.

Ne nëntor të 2017 ai  i bashkëngjitet Partisë Demokratikët. Në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të Prizrenit Totaj prin si kandidati më i suksesshëm me  19,869 vota ose në përqindje 29.

Më poshtë t’ju sjellim një profil të shkurtër të kryetarit të Degës së  PDK-së në Prizren, i cili njëkohësisht edhe kandidat për deputetë në  zgjedhjet parlamentare me 6 tetor 2019.

Totaj,   është prej themeluesve të parë të Administratës Tatimore në Prizren dhe njëri prej top-menaxherëve në këtë institucion për vite me radhë.

Pas gati njëzet vite pune ne post menaxherial në ATK, me 16 shtator2019, jep dorëheqjen për t’i hapur rrugë angazhimit të tij në politik, vërehet dukshëm  që  Totaj e ka karakterin e   një figurë  të një politikani të përqendruar  në Parimit te politikanit te moralshëm.

Totaj në kohën sa ka qenë  menaxher i degës së ATK-së në Prizren, pozitë të cilën e ushtroi prej vitesh, si bartës i kësaj pozite, Totaj ka ndjekur një program prestigjioz trajnimi në vitin 2009-2010 në Universitetin e Uashingtonit të mbështetur nga Ambasada amerikane me temën “Menaxhmenti i dhe lidershipi në sektorin publik”.

Totaj është certifikuar edhe si ekspert ndërkombëtar për performancën në administratën tatimore nga FMN-ja në Uashington në vitin 2015.

Në Prizren, e njohin edhe si një aktivist i sportit ku nga viti 2011 gjer 2017 ka qen Kryetar i klubit të basketbollit Bashkimi në Prizren, pasioni i madhe ne sport,  aktivitetet intensivë dhe angazhimet serioze, ku e  i ‘ua sjellë klubit të basketbollit Bashkimi   fitoren e Kampion te Kosovës pas 16 vitesh,.

Ndërsa nga viti 2013 ai është edhe nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Një njeri intelektual, i guximshëm dhe me etikën e pushtetarit sjelli një frymë të re Degën e Partisë Demokratike të Prizrenit.