75 Mall Live Search
17:25 / E Hënë, 28 Mars 2022 / LB

Shaqiri: 95 për qind e tifozëve do të jenë të lumtur të më shohin

Xherdan Shaqiri, në një konferencë për shtyp, ka folur para ndeshjes me Kosovën, duke thënë se 95 për qind e tifozëve do të jenë të lumtur ta shohin duke luajtur.

Shaqiri theksoi se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, shkruan Blick.

“Është krejt normale që jo të gjithë fansat të pëlqejnë gjatë gjithë kohës. Mendoj se 95 për qind e tifozëve do të jenë të lumtur të më shohin duke luajtur. Sigurisht që do të jetë një lojë e shkëlqyer”, ka thënë Shaqiri.

Ndryshe, kjo do të jetë miqësorja e parë në mes Kosovës dhe Zvicrës.