08:09 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shaqiri bëhet bashkë me Hadergjonajn, “bisedojnë” për takimin e Huddersfield – Stoke (Foto)

Xherdan Shaqiri mbrëmë është bërë bashkë me patriotin e tij, Florent Hadergjonajn.

Dy futbollistët që luajnë në Premierligë, njëri te Stoke City tjetri te Huddersfield kanë luajtur SonyPlaystation pothuajse tërë natën, shkruan IndeksOnline.

Përveç lojës, ata sigurisht kanë folur edhe për ndeshjen e 26 dhjetorit, ku takohen pikërisht skuadrat e tyre mes vete Huddersfield – Stoke City.

Shaqiri e ka të “sigurt” vendin në formacion, kurse Hadergjonaj ende nuk ka arritur të tregoj më të mirën në futbollin anglez./IndeksOnline/