75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 14 Prill 2025 / L A

Shaqiri dhe Rrudhani në formacionin e javës në Kampionatin zviceran

Është publikuar formacioni i javës së 32-të në Kampionatin zviceran.

Dhe në këtë formacion bëjnë pjesë dy yjet nga Kosova si Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani.

Lista dominohet nga Baseli, Luzerni dhe Servette që kanë nga 3 lojtarë dhe Yverdoni me Grasshopersin me nga një.

Shaqa, kishte shkëlqyer në fitoren e Baselit 4-0 ndaj Zurichut ku kishte arritur të shënonte dy gola, ndërsa gjithashtu edhe Rrudhani shkëlqeu me Luzernin, ku shënoi dhe asistoi ndaj skuadrës që posedon kartonin e tij, Young Boys./IndeksOnline/