Shaqiri dikur festonte me flamurin e Kosovës triumfin në Champions me Bayernin
Ndeshja e sontme mes Liverpoolit dhe Bayernit që do të jetë e veçantë për futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri.
Reprezentuesi zviceran e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin në vitin 2011 duke mposhtur në finale Borusinë e Dortmundit.
Por ai nuk ishte paraqitur në atë takim, ishte në bankë rezervë.
Megjithatë festa me flamurin e Kosovës dhe të Zvicrës kishte bërë bujë tek të gjithë shqiptarët.
Sipas mediumeve angleze, Shaqiri nuk pritet të jetë titullar në formacionin e Jurgen Klopp. /Indeksonline/
