75 Mall Live Search
08:59 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri: E merituam fitoren, jam i lumtur për Firminon

Tre-golëshi i Roberto Firminos kundër Arsenalit ishte plotësisht i merituar për sulmuesin brazilian, gjithnjë sipas Xherdan Shaqirit.

Reprezentuesi brazilian e ndali ecurinë e pritjes 8-mujore për të shënuar në ”Anfield” në kuadër të Premier League, duke shkëlqyer në pasditën e djeshme.

Firmino shënoi dy herë në 90 sekonda pasi Maitland-Niles shënoi golin e epërsisë, teksa braziliani shënoi edhe në pjesën e dytë, transmeton IndeksOnline.

”Ishte e merituar. Firmino bëri një lojë shumë të mirë”, tha Shaqiri për Liverpoolfc.com.

”Është gjithnjë mirë të kesh lojtarë që mund të shënojnë, ai shënoi dy gola të bukur dhe e meritoi tre-golëshin. Jam i lumtur për të dhe shpresoj se do të vazhdojë kështu”.

”Ishte një top ndeshje, natyrisht Arsenali i ka cilësitë e veta dhe ju mund ta shihni në golin e parë që e shënuan”.

Fitorja e drejtoi Liverpoolin nëntë pikë larg vendit të dytë në krye të tabelës, teksa skuadra e Jurgen Klopp është e pamposhtur në 20 ndeshje të këtij sezoni./IndeksOnline/