75 Mall Live Search
15:16 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / L A

Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin ideal të javës në Superligën zvicerane.

Ish-përfaqësuesi zviceran ishte i hatashëm tek Baseli duke i realizuar dy gola, ndërsa asistoi edhe në golin e Albion Ajetit.

E krahas tij, në këtë formacion u përfshi edhe futbollisti tjetër kosovar, Rilind Nivokazi.

Sulmuesi që po pret ta tregojë veten në Kombëtaren e Kosovës shënoi dhe asistoi në fitoren e Sionit ndaj Winterthurit me rezultat 3:2.