75 Mall Live Search
13:42 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shaqiri është gati, po stërvitet fuqishëm në Austri

Xherdan Shaqiri si duket është gati që të fillojë sezonin e ri me Liverpoolin.

Klopp me ojtarët e tij ditën e djeshme kanë arritur në Austri për të kryer disa seanca stërvitore, përfshirë edhe ngjitjen me biçikletë në aplet atje, shkruan IndeksOnline

Kështu në fokusin e mediave në Angli ishte edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri.

Nga fotografitë e publikuara “majtaku” duket në formë të mirë dhe si duket tashmë ai do të jetë pjesë e Liverpoolit edhe për një sezon.

Ai foli edhe për faqen e klubit të Liverpoolit ku tha: “Ne kemi kapacitet, ne jemi një klubi i etur për të fitur shumë tituj”.