75 Mall Live Search
21:07 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Shaqiri është rikthyer”, shkruan klubi i Liverpoolit

Gjatë ditë së sotme skuadra e Liverpoolit ka zhvilluar stërvitjet e para, para fillimit të sezonit të ri në Premierligë.

Klopp së bashku me futbollistët e tij u pa në seancën stërvitore, ku pjesë e saj ishte edhe mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, shkruan IndeksOnline

Shaqiri u stërvit sot në Melwood, ndërkaq skuadra e Liverpoolit në “Twitter” e postoi një fotografi të tij duke shkruar: “Shaqiri është rikthyer”.