10:11 / E Hënë, 15 Mars 2021 / Blerim

Shaqiri flet para ndeshjes me Wolves: Mundohem të jap gjithmonë 100 përqindëshin!

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Wolves dhe Liverpoolit, duel në kuadër të xhiros së 28-të në Premierligë.

Para kësaj ndeshjeje, për media, u prononcua edhe mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili tha se është i gatshëm për këtë ndeshje nëse ka minutazh, shkruan IndeksOnline

“Unë jam gjithmonë i kënaqur dhe i lumtur kur jam në fushë. Gjithmonë përpiqem të sjell idetë e mia, futbollin tim në skuadër kur luaj”, tha ai.

“Mundohem të jap gjithmonë 100% dhe të bëj atë çfarë trajneri dëshiron. Kjo është më e rëndësishmja për mua”, shtoi ai.

“Do të jetë më mirë kur të jem në fushë. Së fundmi kemi humbur disa deshje, kështu që shpresoj qe të nisim të fitojmë ndeshje dhe të jem i involvuar”, tha Shaqiri.