75 Mall Live Search
20:10 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri flet pas ndeshjes: Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën

Mesfushori i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri u zgjodh sonte edhe lojtari i ndeshjes Liverpool-Manchester United.

Shaqiri u fut në lojë në minutën e 70-të, ndërsa golin e parë e shënoi në minutë e 73. Por jo vetëm kaq, pas 7 minutave të tjerë, Shaqiri arriti të shënoi edhe golin e dytë duke i mundësuar kështu Liverpool-it, një fitore bindëse në derbin më të nxehtë anglez.

Duke folur për Liverpoolfc.com, pas përfundimit të ndeshjes, Xhaqiri shpjegoi se si nuk e përdor zhgënjimin i cili vie natyrshëm kur lojtarët qëndrojnë si zëvendësues, por motivohet për të dhënë një rezultat edhe më të mirë kurdo që i jepet shansi. Ai tha se gjithnjë mundohet të bëj më të mirën.

“Çdo lojtar nuk është i lumtur kur është në stol, kjo është shumë normale. Por vetëm 11 lojtarë mund të luajnë-këtë e vendos trajneri”, ka thëën Shaqiri, transmeton Indeksonline.

Tutje Shaqiri shpjegoi se gjithmonë mundohet të bëjë më të mirën të mundshme kurdo që futet në lojë.

“Sot ishte një hyrje shumë e mirë me dy gola, jam i kënaqur.Ishte një fitore mahnitëse dhe e rëndësishme gjithashtu. Ne luajtëm shumë mirë. Në gjysmën e dytë, kemi bërë më shumë se Manchester United- ne u përpoqëm për këtë. Në fund, ne e meritonim plotësisht fitoren e kësaj loje”, ka thënë ai.

“Kur shihni statistikat e kuptoni se ne bëmë gjithçka për të fituar këtë lojë. Ishte shumë intensive dhe mbajtëm intensitetin e lartë në këtë lojë. Ishte një fitore e rëndësishme dhe një fitore e mirë kundër Manchester United”, ka shtuar Shaqiri.

Ndryshe Liverpool ka 17 ndeshje pa asnjë humbje në Premierë Ligë, ky zhvillim ka vendosur një rekord të ri të klubit, ndërsa fitorja i ka zhvendosur të kuqtë në vendin e parë, duke lënë prapa Manchester City-n , që mundi Evertonin të shtunën./Indeksonline/