Shaqiri i emocionuar që do të luaj në Kupën e Botës për klube
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri po kërkon të bëjë histori me klubin anglez, Liverpool.
Pas disa paraqitjeve të mira ai është ftuar nga Klopp që të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet që do t’i zhvillojnë në kuadër të Kupës së Botës për klube.
Shaqiri ka folur për ftesën që ka marrë duke thënë “Është ndjenjë e veçantë sepse luani kundër klubeve që janë krejt të ndryshme, kështu që është një përvojë e mahnitshme”.
“Nuk mund ta kesh gjithmonë këtë përvojë, është një rrugë e gjatë për të arritur atje, kështu që ne duhet ta shijojmë atë. E fitova atë tashmë me Bayernin, ishte e mahnitshme, dhe është gjithashtu e rëndësishme për klubin,një trofe i madh, një trofe i rëndësishëm”, tha Shaqiri.
Po ashtu futbollisti i Liverpool tregoi se do të përpiqen që ta fitojnë këtë kupë “Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të jetë mirë, moti i mirë, ekipe të mira, kështu që ne duhet ta shijojmë, por edhe të përpiqemi ta fitojmë atë”.
Liverpool ndeshjen e parë do ta luaj kundër Monterrey më 18 dhjetor./Indeksonline/.